Ymeri: Të arrestohet secili uzurpator, madje edhe vëllai i Rexhep Selimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se secili uzurpator duhet të arrestohet pa marrë parasysh se kush është dhe se çfarë mbiemri ka.Ai në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar mbrëmë në Kohavision është pyetur edhe për faktin se Ilaz Selimi është njëri nga uzurpatorët dhe është vëlla i deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

“Unë mendoj që duhet merren masa karshi secilit. Pra kushdo që ka uzurpuar pronë duhet që të ndëshkohet për uzurpim pavarësisht se si e ka emrin apo se si e ka mbiemrin dhe pavarësisht se kush është”, deklaroi Ymeri, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se shteti i së drejtës duhet të jetë i verbër karshi pozicioneve familjare apo njerëzve e miqve të pushtetarëve.

“Në këtë drejtim Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kurrfarë mëdyshjeje. Kushdo që shpallet i fajshëm për aferat e korrupsionit për uzurpime e kështu me radhë, duhet të ndëshkohet”, ka shtuar Ymeri.

Artikulli paraprakHuligani suedez rrëfen se si u bashkuan grupet rivale për të sulmuar emigrantët
Artikulli vijues''The Conversation'': Maqedonia është shndërruar në një serial filmik të korruptuar