Ky ishte shembulli që mori deputeti Ben Blushi gjatë një fjalimi në Kuvend, kur foli për çështjen e azilkërkuesve.
Ai tha se brenda pak muajsh Shqipërisë po i zhduket një “qytet” i tërë.
Kështu ka ndodhur në fakt.
Sipas presidentit të Zyrës për Emigracionin në Gjermani, Manfred Shmidt, aktualisht në këtë vend janë plot 60 mijë refugjatë shqiptarë.
Një “qytet” i tërë me shqiptarë ka emigruar brenda pak muajsh.
Shmidt thotë se nuk e kishin parashikuar një fluks të tillë, që nisi në mars dhe vazhdon ende.
Një ditë më parë, zyra që drejton Shmidt bëri të ditur se në gusht është rritur numri i shqiptarëve që kërkojnë azil: 8306, në krahasim me 7633 në muajin korrik.
Të parët janë sirianët, numri i të cilëve po ashtu vjen në rritje.