Si të mohosh gjenocidin përballë shkencës

David Rohde / Reuters

Srebrenicë, Bosnjë – Përparimet shkencore në identifikimin e ADN gjatë 15 viteve të fundit kanë ndihmuar hetuesit e krimeve të luftës të dokumentojnë masakrimin e paprecedent të 8000 myslimanëve boshnjakë burra e djem në Srebrenicë më 1995.

Megjithatëë, ndërsa përparimet teknologjikee kanë zbuluar më shumë dëshmi të pakundërshtueshme, shumë serbë të Bosnjës e kanë bërë më të fortë kundërshtimin e tyre dhe mohimin e krimeve.

Të premten e shkuar, dy serbo-boshnjakë që qëndronin pranë një memoriali për serbët e vrarë në luftë ishin një ilustrim për rastin. Ata këmbëngulnin se serbët janë viktima të një plani ndërkombëtar.

Ata mbronin me pasion – pavarësisht zbulimit të 93 varreve masive dhe të 6827 viktimave të identifikuar me ADN – idenë që vrasjet masive janë të ekzagjeruara.

Dy serbo-boshnjakët pretendonin se u vra afërsisht i njëjti numër viktimash në të dyja anët e luftës 1992-95. I pyeta se sa ishte punuar për shifrat e rreme, dhe njëri tha që përgjigja ishte e thjeshtë. “Sa i përket palës myslimane, ata kanë një lob më të fuqishëm në Amerikë,” tha ai.

Një ditë më pas, një sërë intervista me një duzinë serbo-boshnjakë prodhuan të njëjtën përgjigje. Ndërsa dhjetëra mijëra myslimanë boshnjakë kaluan para shtëpive të tyre të merrnin pjesë në 20 vjetorin e vrajeve masive, serbët e hodhën poshtë tubimin dhe idenë e vrasjes së 8000 personave, si “farsë”, “cirk” dhe “mashtrim”.

“Është absolutisht e pasaktë,” tha Budimir Todoroviç, një elektricist 60 vjeçar, ndërsa pinte i qetë kafe me familjen e tij në oborr dhe autobusët me myslimanë kalonin pranë. “Nuk është 8000.”

Milan Rakiç, 48 vjeç, pronar dyqani, i akuzoi myslimanët se kishin vjedhur trupat e serbëve ortodoksë dhe i kishin varrosur në kompleksin e varrezave memoriale të qytetit.

“Në këtë memorial janë varrosur shumë trupa serbësh,” tha ai.

Një vejushë e moshuar tha se disa myslimanë të Bosnjës të listuar si të vdekur në Srebrenicë faktikisht jetonin në Gjermani. “Numri është i ekzagjeruar,” tha ajo. “Ka shumë njerëz të gjallë emrat e të cilëve janë gdhendur në varre.”

Kjo grua, si dhe serbët e tjerë të intervistuar, ishte e përzemërt dhe sjellshme. Serbët shprehën keqardhje për luftën – kjo grua e quajti “e tmerrshme, e tmerrshme.” Por ata përcillnin argumentet e nacionalistëve serbo-boshnjakë, të cilët dominojnë ende politikën këtu. Nacionalistët mbrojnë idenë që fuqitë e huaja, së pari SHBA dhe Britania, projektuan gjithçka, nga lufta te varrimi i trupave në Srebrenicë.

Ata e hodhën poshtë përkujtimin e përvitshëm si “provokim”, e ky i organizuar nga trazovaçët e huaj. Ata thanë se turmat ishin kaq zëmëdha për shkak se njerëzit merrnin pjesë me pagesë nga “OJF perëndimore”.

“Gjithçka është e mirë koordinuar,” më tha një burrë që rrinte te memoriali për serbët. “Askush prej këtej nuk është fajtor për atë që ndodhi.”

Mohimi është i dukshëm dhe jashtë Bosnjës. Grupe të ndryshme, përfshi akademikët me anim majtas, medien e kontrolluar nga qeveria ruse dhe disa amerikanë me anim të djathtë, të cilët flasim për një pushtim mysliman, e përqeshin shifrën 8000 të vrarë.

****

Në fakt, përkujtimi i përvitshëm dhe varreza janë bërë një simbol ndërkombëtar i dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar vrasjet në Bosnjë. Zyrtarët e OKB arritën në Srebrenicë më 1993 dhe e deklaruan atë “zonë të sigurt” të mbrojtur nga OKB. Kur forcat serbe e sulmuan dy vjet më vonë, forcat paqeruajtëse holandeze dhe komandantët e OKB nuk bënë asgjë për ta mbrojtur enklavën, dhe ajo ra në duar të forcave serbe më 11 korrik 1995. Pasuan dy javë dëbimesh dhe vrasjesh në masë.

Njëzet vjet më vonë, 50 000 boshnjakë dhe disa mijëra të huaj morën pjesë në përvjetorin e masakrës (më 11 korrik).

Në projektin më të madh të kohërave për identifikimin e ADN, një grup jofitimprurës i quajtur Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur ka grumbulluar 22268 montrsa gjaku nga të mbijetuarit e Srebrenicës dhe i krahasoi ato me 6827 trupa.

“Këtë e ka bërë të mundur përparimi i madh në fushën e identifikimi me ADN,” tha Kathryne Bomberger, drejtoreshë e projektit. “Skena lëviz me shpejtësi.”

Së bashku me 93 varre masive që janë gërmuar, hetuesit kanë gjetur trupa dhe në “varreza sipërfaqësore” në rrethinat e maleve. Megjithatë puna nuk ka mbaruar. Me 8000 persona të raportuar të humbur nga Srebrenica dhe qyteti pranë i Zepës, mendohet dhe se 1200 trupa të tjerë gjenden të përhapur në pyje ose në varre masive të pa lokalizuara ende.

Zbulimi i të vdekurve ka qenë çështje shumë e ndërlikuar nga përpjekja e serbo-boshnjakëve për të fshehur gjurmët. Disa muaj pas ekzekutimeve, forcat e serbëve të Bosnjës i gërmuan shumë nga varret masive dhe i rivarrosën trupat në një duzinë vendesh të tjera. Gjatë këtij procesi shumë kufoma u zbërthyen.

Pjesë trupi të një viktime janë gjetur në disa varreza. Në një rast, pjesë nga trupi i Kadrija Music, 23, u gjetën në pesë varreza të ndryshme 20 milje larg njëra-tjetrës.

Ndërsa identifikimi me ADN i trupave është përshëndetur gjerësisht, praktikat e pabarabarta të dënimit nga Gjykata e Krimeve Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e krijuar nga OKB, ka ngjallur përbuzje te myslimanët e serbët.

Myslimanët e Bosnjës e vlerësuan vendimin e gjykatës, që vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid. Por ata kritikuan disa nga masat e dënimit si shumë të shkurtra.

Ndërkohë serbët këmbëngulin se janë viktima të gjykatës. Ata e kritikuan gjykatën që vendosi për lirimin Naser Oriçin, komandant i forcave myslimane në Srebrenicë, i cili, sipas tyre, është përgjegjës për shumë vdekje.

“Sa serbë duhet të vriten që njerëzit në botë të shikojnë se serbët janë njerëz e jo kafshë?” pyeti Rakiçi, pronari i dyqanit, që tha se xhaxhai i tij ishte një nga viktimat e Oriçit. “Kafshët kanë të drejta, kurse serbët jo?”

Megjithatëë, hetuesit ndërkombëtarë për krimet e luftës thonë se vdekjet në Srebrenicë dhe të gjithë Bosnjën nuk janë në të njëjtat përmasa për palët. Ata thonë se në luftimet rreth Srebrenicës u vranë disa qindra serbë, por pjesa dërrmuese e tyre ishim forca ushtarake serbe.

Në gjithë vendin, myslimanët e Bosnjës përbënin 65 për qind të të vdekurve dhe serbët 23 për qind, sipas prokurorëve. Ndërkohë që myslinaët përbënin 44 për qind të popullsisë, sipas censusit të dy viteve para luftës. Kurse serbët 31 për qind.

Ndërkohë, serbo-boshnjakët tregojnë një tjetër narrativë. Ata raportojnë që rreth Srebrenicës u vranë 1300 serbë, dhe në gjithë Bosnjën “u vranë” 3267 serbë.

Hedhja poshtë e deklaratave të serbo-boshnjakëve si teori konspirative pa lidhje është e lehtë. Por pohimet e tyre tingëllojnë të njohura. Në biseda në gjithë botën, myslimanët, hebreut, hindutë apo budistët ekstremistë, si dhe ata në ekstremin e majtë apo të djathtë të politikës në SHBA – janë shfaqur të njëjtat argumente.

Zakonisht rrëfimet e tyre përmbajnë një plan të të huajve për të shkatërruar kulturën e tyre ose besimin ose të ardhmen. Ata thonë se iu është dashur të reagojnë për vetëmbrojtje. Si viktima të planit, ata s’kanë pasur rrugë tjetër veç reagimit.

Shpesh ka një forcë e gjithëfuqishme, e largët – CIA, Mosadi, sheikët arabë të pasur me naftë – që organizon ngjarjen. Banorët lokalë janë viktima të pafuqishme, pa përgjegjësi për atë që ndodh.

Kur unë pyeta burra serbo-boshnjakë në lidhje me të ardhmen e ish-Jugosllavisë, ata thanë se ajo do vendosej në Londër dhe Uashington. “Thjesht ashtu siç do të vendosin anglezët dhe amerikanët,” më tha njësi. “Ashtu do të bëhet.”

Megjithëse ka pasur një dekadë progres në Bosnjë pas marrëveshjes për paqe më 1995, ky vend ka ecur mbrapa në dekadën e fundit. Mohimi i masakrës nga serbo-boshnjakët po rritet. Urrejtja e myslimanëve për mohimin po zien.

Në përkujtimin e 20-vjetorit shpërtheu dhuna. Grupe të rinjsh myslimanë boshnjakë sulmuan me gurë dhe ofendime kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, një ultra nacionalist gjatë luftës që është kthyer në i moderuar pro perëndimor, dhe e detyruan të arratisej.

Ndërkohë, Komisioni Ndërkombëtar i Personave të humbur por e zgjeron sistemin e identifikimit me ADN për tragjedi në pjesë të tjera të botës. Ai identifikon të humbur në Irak, Kili dhe Afrikën e Jugu, si dhe viktimat e uraganit Haiyan në Filipine dhe pasagjerët e vrarë në aeroplanin malajzian të qëlluar mbi Ukrainë.

Megjithëse përparimi teknologjik duket se i ka ndryshuar shumë pak pikëpamjet e njerëzve. Një teori konspirative e qarkulluar nga nacionalistët serbë është që mbetjet e varrosura së fundi në memorialin e Srebrenicës janë filipinas që vdiqën në uraganin Haiyan.

http://blogs.reuters.com/great-debate/2015/07/17/it-never-happened-how-to-deny-genocide-in-the-face-of-science/

Artikulli paraprakSerigrafi matematike me Nënë Terezën
Artikulli vijuesMos i halitni Serbët – Hoxhë Shefqet Krasniqi (VIDEO)