Mbrëmë me mbështetjen dhe organizimin e Ministrisë së Kulturës, Institutit Junus Emre si dhe nikoqirit, IN “Opera dhe Baleti Maqedonas”, në sallën e madhe të këtij institucioni u ekzekutua oratoriumi i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni i titulluar “Dashuria ndaj profetit” (“Ashk Nebij”). Oratoriumi u luajt nën drejtim të dirigjentit turk Hakan Shensoj, të kompozuar nga Fatos Lumani dhe me tekst të Artan Arsllanit.
I gjithë oratoriumi, gjatë të cilit u ofrua një shfaqje e jashtëzakonshme muzikore skenike, u interpretua nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Maqedonas. Në këtë eveniment kushtuar profetit Muhammed a.s., si solist u prezantua Blerim Grubi në violë dhe Abaz Jahja në nej bashkë me grupin e muzikës mistike. Gjate rrëfimit të oratoriumit, orkestra u shoqërua edhe nga aktoret Adem Karaga dhe Selpi Kerim, të cilët recituan vargje nga vepra me titull “Shiu” të poetit të njohur, Nurullah Genc.
Përveç dashamirëve të artit, prezent ishin edhe disa ministra, kryetarë komunash, ambasadorë, udhëheqës të institucioneve të ndryshme etj.
You Might also Like
PAJAZITI NË INTERVISTA: HESHTJA E AHMETIT, NUK E MINIMIZON VEPRIMIN E TURPSHËM TË FUNKSIONARËVE TË BDI-SË
Në politikë patjetër të ketë moral. Kështu u shpreh profesori universitar Ali Pajaziti në emisionin…
By
Redaksia
2 Min Read
Manifestimi qendror në Kurshumli Han, jetimët ngjallin emocione te të pranishmit (FOTO)
Java e Jetimit në ditën e saj të tretë filloi me ahengun e fëmijëve në…
By
Redaksia
4 Min Read
Cicërima e kësaj gruaje nga Britania është shpërndarë 15,000 herë
Në Twitter një cicërim e një studente të Oxfordit është përhapur me të madhe. Cicërima…
By
Redaksia
1 Min Read
Shkup: U mbajt turneu në Streetball "Hakeem Olajuwon"
Iniciativa Vepro, sot në Shkup ka organizuar turne në streetball. Ky aktivitet rinor, i cili…
By
Redaksia
1 Min Read
Brukseli kërkon formimin e shpejtë të qeverisë
Brukseli përsëriti thirrjen për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të fokusohet në…
By
Redaksia
3 Min Read
Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës
Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon…
By
Redaksia
5 Min Read
