Kisha grandioze në Qendër të Shkupit u ndërtua, projektet shqiptare ku janë?!

Kisha grandioze në Qendër të Shkup si projekt i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit, Nikolla Gruevskit për 9 muaj është duke u kompletuar shkruan Zhurnal.

Puntorët janë duke punuar pandërer.Disa foto që i siguroi Agjencia e Lajmve Zhurnal tregon qartë se punimet janë nga fundi, tani ka mbetur të rregullohet kupulla e kishës e cila është e derdhur me bronzë.
Me këtë kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi përfundimishte merr elemente kishtare ortodokse dhe humben të gjitha gjurmët e dikurshme të ilirëve të vjetër dhe Perandorisë Osmane.
E gjithë kjo ndodh për shkak të projekteve nacionaliste dhe fetare të kryeministrit aktual, Nikolla Gruevskit.
Kisha ndodhet pas Parlamentit të Maqedonisë në afërsi prej 50 metrave nga Shtëpia e Humanistes Shqiptare,Gonxhe Bojaxhiu e njohur si “Nëna Terezë”
Për dallim se kisha po ndërtohet në afat rekord, projektet shqiptare vonohen së paku 5 vite. Për një cerdhe në komunat shqiptare pritet së paku 7 vite, e mos të flitet për projekte tjera të mëdha.
Partitë shqiptare heshtin dhe nuk reagojn.

Artikulli paraprakLëvizja BESA: Nuk lejojmë uzurpimin e hapësirave sportive
Artikulli vijuesBanorë të Llakavicës dërguan një furgon me ndihma për refugjatët sirian në Kumanovë