Quhet “terroriste” vetëm pse kishte mbulesë

Një studente myslimane “është pështyrë dhe është quajtur terroriste” teksa po udhëtonte me autobus në Londër, ndërkaq pasagjerët e tjerë vetëm “kanë buzëqeshur dhe nuk kanë bërë asgjë”.

Kështu thotë 20 vjeçarja Irqa Mohamed, e cila pretendon se është viktimë e racizmit, pasi ajo kishte veshur mbulesë fetare, shkruan dailymail.

Ajo thotë se “nuk mendoja se do të shpëtoja e gjallë”, duke thënë se “një njeri i çmendur më ka pështyrë dhe më ka ofenduar ndërkaq pasagjerët e tjerë nuk kanë bërë asgjë”.

Ajo ka shkruar në Twitter se “një burrë i bardhë më ka pështyrë teksa isha në autobus dhe më ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme vetëm pse kisha të veshur mbulesë, ndërkaq personat e tjerë vetëm kanë qeshur”, ka thënë ajo, transmeton lajmi.net.

“Ai e ndërroi vendin kur më pa mua dhe më pas filloi të më shante dhe më quajti terroriste. Ai më tha se njerëzit si puna ime vijnë në këtë shtet dhe na i zënë të gjitha punët”.

Artikulli paraprakTronditet Shkupi, arkivoli me njeriun e vdekur bie në mes të bulevardit
Artikulli vijuesVazhdon Hoxha Fatmir Latifi ti pajton Shqiptarët