Serbët kërkojnë rindarjen e Mitrovicës

Përveç ndarjes në komunë jugore dhe veriore, Mitrovicës po tentohet t’i servohet edhe një e keqe e madhe.
Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Mitrovica jugore dhe Mitrovica veriore duhet të bëjnë përcaktimin kufijve kadastral deri më datë 10 tetor, që i bie deri nesër.

Mirëpo, problem i madh në këtë drejtim ka dalë kërkesa e serbëve, të cilët po duan të dilet përtej Pakos së Ahtisarit, duke e bërë ridizajnim të ri të kufijve të këtyre dy komunave, që nënkupton rindarje të Mitrovicës.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se pala serbe po e kushtëzon këtë proces, me zhvendosjen e kufirit në lumin Ibër, me ç’rast fshtrat Suhodoll, Gushavc dhe Viranc, që gjenden përtej Ibrit dhe që me Pakon e Ahtisarit i takojnë komunës jugore të Mitrovicës do të mbesin me komunën e Mitrovicës së veriut. Po ashtu sipas kësaj kërkese e gjithë rrjedha e lumit Ibër, do t’i takoj komunave veriore serbe.

Veriu.info mëson se kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, është nën presion të kësaj situate dhe gjatë ditës së sotme do t’i takon grupet parlamentare të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, me qëllim të ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët për të mos e lejuar këtë rindarje të re të Mitrovicës. /Veriu.info/

Artikulli paraprakHoxhë Ekremi në krah të Shqipërisë
Artikulli vijuesGenc Plumbi – Në ndeshjen Shqipëri – Serbi fitoi maturia!