Refugjatët gjatë natës së mbrëmshme në kufirin me Greqi

Për të tretën herë radhazi Maqedonia ka mbyllur kufirin për refugjatët, ku herën e fundit ndodhi mbrëmë, për rreth dhjetë orë. Kjo me pretekstin se Serbia nuk pranon më refugjatë nga Lindja e Mesme dhe kjo e fundit, pasi Austria ka ulur skajshëm normat e strehimit të refugjatëve, në vetëm 37.000.

Por si e kaluan refugjatët natën e mbrëmshme, pas panikut të mbylljes së kufijve, Bota sot ua sqaron me anë të fotografive të marra nga Der Spiegel. Një polic grek duke kontrolluar dokumentat e një siriani – qindra refugjatë kanë pritur mes të ftohtit, mes tyre fëmijë, pleq dhe të sëmurë. Duke pritur rreth 20 kilometra në jug të kufirit – me shpresë se e nesërmja do fillojë me hapjen e kufirit.

Refugjatët janë të lodhur nga rruga e gjatë, por përkundër saj, mezi presin të largohen nga Greqia për në BE. Në qiell të hapur dhe mes të ftohtit. Për shumë restorante pranë karburanteve, kjo gjendje është profitabile -Ata shesin ushqime dhe ujë për refugjatët. Duke flejtur pranë kufirit grek. Nuk duan të presin asnjë minutë pas hapjes së kufirit nga Maqedonia.

Artikulli paraprakQytetarët deri në ‘fyt’ me kredi, gjenden në një stres të madh!
Artikulli vijuesLëvizja BESA: Do të marrim pjesë vetëm në zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike