Sulm terrorist në Ankara, dhjetëra viktima (Video)

Së paku njëzet persona janë vrarë sot në mëngjes nga një shpërthim i fuqishëm afër stacionit kryesor të Ankarasë, i cili ka ndodhur para mbajtjes të një tubimi të opozitës turke në të mirë të paqes, kanë njoftuar mediet.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shumë trupa të pajetë e të copëtuar të shtrirë në tokë, ndërsa televizioni “NTV” njofton për së paku dhjetë të vrarë.

Një tubim në të mirë të paqes ishte thirrur të mbahej më vonë gjatë ditës në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Tubimi ishte thirrur nga shumë lëvizje të majta, ndërkohë që luftimet kanë rinisur që nga korriku ndërmjet ushtrisë turke dhe rebelëve kurdë të PKK-së pas një armëpushimi dyvjeçar.

Shkaqet e shpërthimit nuk duhen, ndërkohë që agjencia “Anadollu” thotë se mund të jetë një sulm vetëvrasës.

https://www.youtube.com/watch?v=M8kJTOg7tpk

Artikulli paraprakRoli i islamit në historinë botërore
Artikulli vijuesNë Ankara ndërmerret operacion kundër organiizatës terroriste DHKP-C