Profesori universitar Bashkim Bakiu shprehu mllefin e tij ndaj kolegëve maqedonas që nuk reaguan ndaj vandalizmit të ndodhur në Kriva Pallankë ndaj objektit të vetëm fetar mysliman në atë qytezë.
Bakiu: Turpërohem që miqtë e mi maqedonas nuk e gjykuan vandalizmin e Xhamisë në Kriva Pallankë
“Njoh shumë intelektual maqedonas, edhe atë koleg, miq, bashkëpunëtor, profesor, deputet, ministra, kryetarin e shtetit dhe kënd nuk e njoh.
Turpërohem që askush prej tyre nuk e gjykoi fashizmin fetar në Kriva Pallankë. Shpresoj se së paku e mendojnë këtë gjë”, shkroi profesor Bashkim Bakiu
