A i dini cilat shtete nuk kanë ushtri?

Derisa në disa vende harxhohen me miliarda nga buxheti për armatimin dhe trajnimin e ushtrisë, disa vende nuk kanë as ushtri as armatim. Fjala është për shtete të cilat gati se asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë konflikt, ndërsa mbrohen nga vende tjera me të cilat kanë vendosur lidhje tradicionale. Ja disa shtete që nuk kanë ushtri:

1. Kosta Rika – një vend ku ushtria është e ndaluar me ligj në vitin 1949. Vendi mbrohet nga SHBA.

2. Lihtenshtajn – Vendi i cili është i dyti sipas GDP-së pas Katarit e ka shfuqizuar ushtrinë në vitin 1868 për të kursyer para.

3. Samoa – Ky shtet asnjëherë në historinë e tij nuk ka formuar ushtri. Nëse ndonjëherë do t’i duhet ndihma ushtarake do t’ia ofroj Zelanda e Re.

4. Andora – Një vend me taksa shumë të ulëta për rroga gjithashtu nuk ka ushtri. ka marrëveshje me Francën dhe Spanjën.

5. Dominika – Nuk është fjala për Republikën Dominikiane. Ky vend në detin e Karaibeve nuk ka ushtri që nga viti 1981.

6. Tuvalu: Shtet që është anëtare në Commonwealth gjithashtu nuk ka pasur ushtri ndonjëherë.

7. Vatikani – Duke mos përfshirë gardën zvicerane, ky qytet-shtet nuk ka ushtri.

8. Grenada: Nuk ka ushtri që nga viti 1983,

9. Kiribati – Ky shtet i Paqësorit mbështetet në Zelandën e re dhe në Australinë.

10. Naura. Një vend me vetëm 30 km rrugë nuk ka ushtri por ka polici të armatosur.

Burimi: Preporod.com

(Islampress)

Artikulli paraprakCilët janë telefonat më të shitur të të gjitha kohërave?
Artikulli vijuesEdhe nipi i Shejh Abdylkadër Arnautit në mesin e refugjatëve Sirian (FOTO)