Muslimanët në Tajlandë: sfida e një pakice

Ata të cilët jetojnë jashtë Tajlandës shpesh e imagjinojnë ta të cilët jetojnë jashtë vendin si një shoqëri homogjene, por vështrimi më nga afër zbulon më tepër larmi.

Edhe pse shumica e tajlandezëve praktikojnë Budizmin, feja jozyrtare e shtetit, ekzistojnë popullsi të vogla, por të spikatshme, krishtere, konfuciane, hinduiste, hebreje, sikhe dhe taoiste, dhe shumë vlerësojnë se gjer në 10 për qind e 64 milionë banorëve të Tajlandës janë muslimanë.

Muslimanët përbëjnë grupin e dytë më të madh të pakicave në Tajlandë, pas popullsisë etnike kineze. Dhe ndërsa disa muslimanë tajlandezë janë etnikisht persianë, kamboxhianë, bengalezë, indianë, pakistanezë dhe kinezë, shumica janë malezë, një grup etnik përgjithësisht musliman që jeton në Gadishullin e Malezisë, dhe në pjesë të Sumatrës, Borneos dhe Malajzisë.

Muslimanët dhe kulturat tajlandeze

Sido që muslimanët tajlandezë jetojnë në pjesë të ndryshme të vendit, muslimanët malezë jetojnë kryesisht në provincat jugore të Tajlandës, në Patani, Jala Narativat, Songhla dhe Satun, në kuf me Malajzinë. Ndryshe muslimanëve jomalezë, që priren të jenë më të asimiluar, muıslimanët malezë e kanë parë të vështirë të bëhen pjesë e integruar e kulturës tajlandeze.

Për rrjedhojë, ka patur një numër lëvizjesh separatiste. Dhe masat nga qeveria tajlandeze për t’i shtypur këto lëvizje kanë çuar në dekada konfikt të dhunshëm. Përplasjet e dhunshme kanë krijuar një ngutshmëri të përtërirë për të gjetur zgjidhje alternative për konfiktin. Një qasje e tillë është rishikimi i politikave të integrimit dhe asimilimit që qeveria tajlandeze ka provuar t’i vërë në zbatim për dekada në jug. Muslimanët malezë jetuan në atë çka është tani Tajlandë përpara formimit të mbretërisë tajlandeze, dhe u përfshinë në mbretërinë gjatë pjesës së fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Popullsia muslimane maleze e kundërshtoi këtë përfshirje, ngaqë kishin qenë duke jetuar nën një sulltanat të pavarur musliman, dhe parapëlqenin të integroheshin në një shtet malez, apo të qeverisnin vetë.

Politikat e asimilimit masiv, të nisura në vitet 1940 nga partia nacionaliste e udhëhequr nga Pibul Songkhrami, krijuan zemërim të mëtejshëm mes muslimanëve malezë. Qeveria u përpoq ta detyrojë popullsinë maleze që ta fshijë identitetin si malezë dhe muslimanë. Ata qenë ndaluar të vishnin sarongun tradicional malez, një lloj fundi, dhe të mbanin mbulesën e kokës, apo kerudungun, nuk ishin lejuar të fisnin malezisht, dhe qe pritur të adoptonin emra tajlandezë.

Gjithashtu qenë ndaluar të praktikonin Islamin, me argumentin se Budizmi ishte feja mbizotëruese e Tajlandës. Qeveria i hoqi gjykatat islame të ngritura për të gjykuar e vendosur mbi çështjet familjare muslimane, dhe studentët malezë qenë shtrënguar t’i respektonin imazhet e Budës të vendosura në shkollat publike.

Ata të cilët nuk pranuan t’u përmbaheshin këtyre politikave u arrestuan, e ca u torturuan madje. Kjo vijë politike pati një efekt rrënimtar në marrëdhënien midis qeverisë tajlandeze dhe popullit në jug.

Ndonëse këto politika u pezulluan më vonë, një gjë që ngjan e pandryshuar për dhjetëra vite me radhë është “mungesa e gatishmërisë së qeverisë për ta njohur natyrën e konfiktit si të tillë që përfshin probleme sociale dhe kulturore të rrënjosura thellë”, duke cituar kështu Michael Vatikiotis-in, një studiues i çështjeve të Azisës Juglindore, i cili jeton aktualisht në Singapor. Teksa qeveria është rrekur të përfshihet në iniciativa konstruktive, pandjeshmëria kultu- rore e shumë politikave tregon këtë mungesë të vazhdueshme të të kuptuarit. Për shembull, ish-qeveria e kryeministrit Thaksin Sinavatra aplikoi bursa për studentët të ndara nga lotaria, e konsideruar një formë bixhozi e papranuesh- me për muslimanët malezë. Në vend të kësaj, Bangkoku priret ta shohë konfiktin si një rezultat të aktiviteteve kriminale nga militantët fetarë në jug. Prandaj operacionet ushtarake janë gjithmonë boshti i politikave qeveritare.

Dhe zyrtarët e shtetit nga rajoni musliman malez janë përsëri në shumicë dërrmuese tajlandezë nga pikëpamja etnike, dhe budistë nga pikëpamja fetare, duke sjellë një mungesë përfaqësimi në nivel kombëtar për popullsinë muslimane maleze në shumicë në rajon. Qeveria duhet t’i rishqyrtojë politikat e saj të integrimit. Një mënyrë me të cilën mund të arrihet integrimi paqësor i muslimanëve malezë në Tajlandë është që qeveria t’u japë muslimanëve malezë autonomi për të qeverisur vetë. Qeverisja autonome mund të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e muslimanëve malezë për t’i përmirësuar standardet e jetesës në bashkësitë ku jetojnë.

Një perceptim më i madh i realiteteve kulturore dhe shoqërore mund të sjellë po ashtu politika që janë më pak të përqendruara në aksionin ushtarak, e të çojë në tërheqjen e përfshirjen e popullatave të jugut në forma të respektueshme kulturalisht. Politikat e integrimit dhe asimilimit janë në zemër të konfiktit në Tajlandën jugore. Konfikti në këtë rajon do të vazhdojë të shpërthejë nëse të përfshirët në mënyrë proaktive nuk merren me problemin.

Përzgjodhi dhe përktheu:

Bujar M. Hoxha

Artikulli paraprakAromaterapia
Artikulli vijuesIslamofobia, Europa shekullaro-kristiane dhe racizmi