Liderët europianë pritet t’i ofrojnë vendeve afrikane miliane euro në këmbim të ndihmës në krizën e emigrantëve gjatë samitit në Maltë.
Komisioni Europian thotë se do të japë plot 1.8 miliardë euro dhe shpreson që vendet e BE-së të zotohen për më shumë. Qëllimi është që të ndihmojë në problemet ekonomike dhe të sigurisë së këtyre vendeve, që shkaktojnë dhe largimin e njerëzve. Në këtë mënyrë këto vende do të kenë mundësi të përballojnë kthimin e azilkërkuesve që nuk u është pranuar kërkesa.
Fokusi i BE-së është zhvendosur në lindje që në muajin prill, ku një numër i madh refugjatës, kryesisht sirianë, vinin nga Turqia e Greqia e më pas udhëtoni drejt vendeve të BE-së përmes Ballkanit.