U rrëzua një helikopter i ushtrisë së Azerbajxhanit në Kaspik

Një helikopter i ushtrisë së Azerbajxhanit u rrëzua në Detin Kaspik. Së paku tre anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në Detin Kaspik, pranë Bakusë.

Mediat lokale thonë se helikopteri ushtarak Mi-8 ka rënë në det sot në mëngjes.

Ambulancat dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendin e ngjarjes.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Artikulli paraprakMali: Përleshje në qytetin e Gao-s
Artikulli vijuesKonfirmohet torturimi dhe abuzimi seksual në burgjet afgane