Muhammad Ali ia kthen Trapit

Legjenda e boksit, Muhammad Ali ka kritikuar kandidatin republikan Donald Trump, pas propozimit të bërë nga ky i fundit për të ndaluar futjen e myslimanëve në SHBA.

Ali nuk ka preferuar të përmendë emrin e Trump, por është shprehur se myslimanët nuk janë vrasës, duke kritikuar DAESH-in. Ai e ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmet e terroristëve të DAESH.

“Myslimanët e vërtetë e dinë se dhuna e pamëshirshme e terroristëve është në kundërshtim me vlerat dhe parimet e islamit”, ka thënë ai.

Tre herë kampioni i botës në peshat e rënda, Muhammad Ali është myslimani më i famshëm në botë, por edhe një ikonë e kulturës.

Deklarata e 73-vjeçarit iu drejtua kandidatit republikan për president, pas propozimit për të mbyllur kufijtë për myslimanët.
Trump është shprehur se kurrë nuk do ta lërë garën, pavarësisht kritikave.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se komentet e tij e “skualifikojnë” dhe i humbin shumë pikë Trump-it si kandidat.

151207-trump-ali-jpo-351a_8384dc4598fa9075467ab1a952e7af2f.nbcnews-ux-2880-1000

Artikulli paraprakEdor Kabashi në ekipin për gjetjen e kurës për ALS [video]
Artikulli vijuesKryeministri kanadez pret sirianët: T’i tregojmë botës si të hapin zemrën