Edhe para se Papa Benedikti të njonftonte dorëheqjen të hënën më 11 shkurt, ishin bërë sugjerime që pasuesi i tij të ishte jo evropian. Disa vëzhgues kanë thënë se Kisha Katolite është gati të zgjedhë papën e parë nga Afrika apo Amerika Latine. Por kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson nga Gana i tha Zërit të Amerikës se etniciteti dhe raca nuk duhet të kenë asnjë rol në zgjedhjen e Papës.
Shumica e katolikëve jetojnë sot në vendet e Amerikave dhe kisha po zgjerohet në Afrikë. Ndikimi i saj duket se po zbehet në Evropë, në valën e skandaleve seksuale, shtimin e laicizmit dhe mungesën e predispozitës nga udhëheqja e Kishës Katolike për të ndryshuar me kohën.
Kur papa bëri njoftimin e tij historik, si papa i parë që jep dorëheqjen në rreth 600 vjet, analistët shpejtuan të dilnin me lista kandidatësh për ta zëvendësuar atë. Kardinali i Ganës, Peter Turkson, president i Këshillit Papal të Vatikanit për Drejtësinë dhe Paqen, është në krye të shumë prej këtyre listave. Por ai thotë se një pritshmëri e tillë është shpesh jo realiste.
“Kjo nuk është një çështje e Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk është as çështje e Bashkimit Afrikan. Kjo nuk është çështje politike. Nuk është as çështje kontinentale e kështu me radhë. Kjo është esencialisht çështje e Kishës Katolike. Natyrisht që kjo është një çështje me ndikim nëpër botë. Por është esencialisht një çështje e kishës”.
Kardinal Turksoni thekson se homologu i tij nigerian, Francis Arinze, u emërua si pasuesi i Papa Gjon Palit të Dytë dhe tani është mci 80 vjeç dhe për shkak të moshën nuk mund të jetë kandidat, vemendja është përqendruar tani tek kardinalë më të rinj nga kontinete jashtë Evropës.
Kardinali nga Gana thotë se nëse është e natyrshme që afrikanët të duan të kenë një papë nga kontinenti i tyre, është më me rëndësi që vemendja të përqendrohet se kush është personi më i përshtatshëm për të vazhduar udhëheqjen në Shën Pjetër.
“Prandaj, para se të shikojmë aspektin kontinent, ne duhet së pari të shikojmë kishën dhe çfarë mund të bëjë Kisha Katolike në Afrikë se çfarë duhet të bëjë me një ngjarje të tillë. Kur kjo të vlerësohet duhet parë se cila është lidhja e Kishës Katolike në Afrikë me Kishën Katolike nëpër botë dhe atëhere duhet menduar për zgjehdjen e një pastori, e një kryepastori, të dikujt që të jetë i aftë për të udhëhequr të gjithë Kishën”.
Cardinal Turksoni u bëri thirrje pasuesve të tij afrikanë të luten që Kisha të gjejë udhëheqësin e saj më të mirë, dikë që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit katolik në Afrikë dhe në pjesën tjetër të botës.
Nëse zgjidhet, ai do të jetë papa i parë jo evropian që do të udhëheqë 1,2 miliardë katolikët në gjithë botën./voa
You Might also Like
Siri, kryeministri: Ja përse braktisa regjimin
Kryeministri i Sirisë u shndërrua në figurën më të lartë të rrethit të brendshëm të…
By
Redaksia
1 Min Read
Fitoi 5.5 mln dollarë pasi u qëllua 16 herë nga policia
Ishte një ditë normale 11 shkurti i vitit 2012, kur Dustin Theoharis, u zgjua nga…
By
Redaksia
2 Min Read
Ushtria izralite kërkon dëmshpërblim pas vrasjes së një palestinezi: na u dëmtua automjeti kur po e shtypnim!
Ngjan si humor, diçka që mund t’i përkasë showbiz-it si lajm, por dhembshurisht nuk është…
By
Redaksia
1 Min Read
Roboti vrasës i Putinit: Rusia prezanton armën e re vdekjeprurëse!
Ushtria ruse prezantoi në Sevastopolj armët e saj më të fundit, ndër të cilat është…
By
Redaksia
1 Min Read
Amerikanët rrezikuan një “Hiroshimë” në tokën e tyre
- Fuqia e bombës bërthamore është dëshmuar në mënyrë të frikshme në vitin 1945, kur…
By
Redaksia
2 Min Read
Erdogani riformaton qeverinë
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar një riformatim masiv të qeverisë së tij, pasi…
By
Redaksia
1 Min Read
