Humb jetën 46 vjeçari nga Gostivari,duke kryer punë ndërtimore

Dje rreth orës 16, gjatë prishjes së një shtëpie në fshatin Vrapcisht, ndaj 46 vjecarit gostivaras me inicialet A.A I cili ka marrë pjesë në prishjen e objektit ka rrënë pllaka e betonit nga kati I parë dhe I ka shkaktuar atij lëndime të rënda trupore nga të cilat gjen vdekjen e sigurt.

Mjekët nga Spitali I përgjithshëm I Gostivarit , me urgjencë kanë ardhur në vendin e ngjarjes , por 46 vjecari kishte ndërruar jetë dhe ata vetëm se e kanë konstatuar vdekjen.

Organet kompetente kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhje të plotë të rastit, ndërsa trupi I pajetë I 46 vjecarit I është dorëzuar familjes për varrim.

Artikulli paraprakMaqedoni: Edhe dy të infektuar me HIV
Artikulli vijuesKampi pa kushte, fëmijët flenë në tokë, ka mungesë ushqimi