Ka arritur ne Kanada aeroplani i parë ushtarak që barte refugjatët sirianë të zhvendosur si pasojë e luftës në vend.
Refugjatët e parë i ka mirëpirur kryeministri i ri i vendit Justin Trudeau, i cili tha se vendi i tij ishte “shembull për botën se si duhet hapur zemrat”.
Qeveria e sapozgjedhur Liberale është zotuar të marrë 25.000 refugjatë deri në fund të muajit shkurt.
Qëndrimi i Kanadasë në këtë çështjen ndryshon ndjeshëm me atë të SHBA-ve, e cila ka ngurruar në pritjen e refugjatëve.
Ministri kanadez i Emigracionit John McCallum tha se të gjitha provincat në Kanada janë në favor të pranimit të refugjatëve.
“Ky është një moment i madh për Kanadanë,” tha ai. “Kjo tregon se çfarë njerëzish në të vërtetë jemi. Ky është në të vërtetë një projekt kombëtar, jopartiak.”
Që nga fillimi i nëntorit, qindra sirianë kanë mbërritur tashmë në Kanada nëpërmjet aeroplanëve komercial.
Një total prej rreth 300 sirianëve do të mbërrijë vetëm këtë javë.
Toronto Star, gazeta më e madhe e vendit, ua kushtoi kopertinën refugjatëve, duke shkruar “Mirë se erdhët në Kanada”, si dhe në gjuhën arabe “Ehlen We Selem”.