Siri: Dezertimet rrisin presionin ndaj Assadit

Ish i dërguari Sirian në Irak u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të largohen nga regjimi, gjersa në anën tjetër fuqitë perëndimore paraqitën afatin dhjetëditësh për zbatimin e planit të paqes.

Presioni është shtuar mbi presidentin sirian Bashar al Assad pasi diplomati i lartë, ambasadori i tij në Bagdad, dezertoi ndërsa perëndimi vendosi ultimatumin dhjetëditor për zbatimin e planit të paqes.
Nawaf Faris, ambasadori sirian në Irak, njoftoi se i është bashkuar një liste dezertorësh që i janë bashkuar opozites, gjersa regjimi po e lufton kryengritjen 16 mujore.
Në një deklaratë për El Xhezire ai tha se vendimi i tij erdhi pas masakrave të tmerrshme të kryera kundër popullit sirian nga regjimi.
“Unë shpalli dorëheqjen time si ambasador në Irak dhe gjithashtu deklaroj dezertimin nga partia siriane Baath,” tha Faris të mërkurën.
“Unë u bëj thirrje të gjithë anëtareve të ndershëm të kësaj partie për të ndjekur rrugën time, sepse regjimi e ka kthyer atë në instrument për vrasjen e njerëzve dhe aspiratave të tyre për liri.”
Ish veteran i regjimit të Assadeve, Faris vjen nga rajoni Deir Ezzor qytet ky që kishte pësuar sulme të egra ushtarake nga forcat e Assadit. /mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakVritet me plumb në kokë 8-vjeçari, shoqërohen në polici 8 persona
Artikulli vijuesÇka mund të ndodhë me shqiptarët e Luginës nëse aplikohet “Ahtisari plus” në veri?