Udhëheqësi i ndërmarrjes ndërkombëtare të avokatisë Amsterdam & Partners, Robert Amsterdam deklaroi dje se lëvizja Fetullah Gulen është përfshirë në trafikim me njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, lëvizja Fetulla Gulen në shkollat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka sjellë mësimdhënës të cilët nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme, dhe në këtë mënyrë kanë ardhur deri tek vizat amerikane. Udhëheqësi i organizatës terroriste FETO në këtë mënyrë, siç pohon Amsterdam, është përfshirë në trafikimin me njerëz.
Shtëpia e lartpërmendur e avokatisë ka kërkuar para Gjykatës në Pennsylvania që Gulen të procesuohet për akuzat në gjashtë pika.
Amsterdam konfirmoi se ndërmarrja ndërkombëtare e avokatisë Amsterdam&Partners dhe Fox Rothschild LLP në Pennsylvania kanë ngritur padi kundër Fetullah Gulenit nën akuzën për shkejle të ndryshme të të drejtave të njeriut.
Udhëheqësi i ndërmarrjes së avokatisë Amsterdam & Partners LLP dhe avokat i ndërmarrjes Fox Rothschild LLP Patrick Egan me këtë rast gazetarëve u shpalosi detaje lidhur me hetimin kundër “strukturave paralele” në krye me Gulenin.
Egan konfirmoi se kanë ngritur padi në një Gjykatë rajonale në Pennsylvania kundër Gulenit si dhe kundër pjesëtarëve të “strukturave paralele”.
Amsterdam tha se “struktura paralele” me aktivitetet e saj në botë paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të shumë vendeve.
Kujtojmë se Republika e Turqisë ka lëshuar fletarrest të kuq për udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, ndërsa nga SHBA-të është kërkuar që të ekstradohet në këtë vend.