Kosova radhitet kështu në hartën “pastërtisë” në Evropë: A i lani duart kur dilni nga tualeti?

Janë shpallur vendet më të pastra në Evropë, duke u bazuar në shprehinë e të larit të duarve.
Gallup Internacional e ka bërë një hulumtim, për të parë se a i lajnë njerëzit duart me ujë dhe sapun, pasi të kenë vizituar tualetin.

Në këtë hulumtim, ka dalë se 85 për qind e qytetarëve në Kosovë i pastrojnë duart rregullisht, që është një numër i kënaqshëm, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjysma e të anketuarve në Holandë kanë thënë se i lajnë duart pasi të kenë vizituar tualetin, në krahasim më 96 për qind të qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë që i pastrojnë duart rregullisht.

Italianët nuk del të jenë të pastër, meqë vetëm 57 për qind e të anketuarve kanë thënë se i lajnë duart.

As Spanja e Franca nuk del të ketë qytetarë të pastër, sepse kanë kaluar vetëm pak mbi 60 për qind në këtë hulumtim.

Kujtojnë se pastrimi i duarve, është një parandalues i madh i shumë sëmundjeve. Në këtë aspekt ka ndikuar edhe tradita fetare, ku shpesh herë prindërit na mësonin ti pastronim duartë para dhe pas ngrënies së ushqimi.

Po ashtu edhe tradita e namazit, e cila obligon pastrimin apo abdesin, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të pastërtisë, ku dihet edhe në Bosnie edhe në Kosovë, numri i besimtarëve myslimanë është në përqindje të lartë./KohaIslamelajduart2

Artikulli paraprakHoxhë Shefqeti: Albin Kurti do të jetë Kryeministër herëdo-kurdo (VIDEO)
Artikulli vijuesSuedia dënon atentatorin e imamit uzbek