Konfiskohen afër 10 mijë kilogramë mish në Deçan

Policia ka bastisur një shtëpi dje në Deçan ku dyshohej se bëhet përpunimi i mishit në mënyrë jo të rregullt.

Me këtë rast në pronën e të dyshuarit janë konfiskuar dhe asgjësuar 9218 kilogramë mish dhe produkte të tij.

Sipas Policisë kjo është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, ku rreth orës 14:00 bastisja ka përfunduar, në të cilën pjesëmarrës kanë qenë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Artikulli paraprakEdukatorja që rrahu 3 vjeçarin mbetet në burg
Artikulli vijuesShqiptari i dehur në makinë, vret gruan dhe vajzën 10-vjeçare