Një aromë shumë e keqe ndërpreu gjithçka, pak minuta pasi filloi konferenca për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut”.
Takimi do të vazhdonte sikur lideri i “Rockfeller” –it në Prishtinë, Haki Abazi nuk do të kërkonte ndërrimin e sallës P38 të ndërtesës së qeverisë.
“Qeverisë gjithmonë i vjen era por kësaj radhe vërtetë nuk mundemi të qëndrojmë” i ka thënë Abazi, drejtuesit të konferencës, ministrit Besim Beqaj.
Pasi u konsultua me të vetët, ministri i hutuar tha se e kishin gjetur fajtorin. Në fakt, dy deputetet e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshi veçse kishin lëshuar sallën.
Ministri i mllefosur kritikoi këtë veprim të deputeteve duke thënë se “femrave duhet t’u vijë erë e mirë”.
Pjesmarrësit lanë sallën për t’u ajrosur rreth 10 minuta për të rinisur prapë.
Konferenca vazhdoi por aroma e keqe që ngjante me aromën e vezëve të prishura nuk u hoq dot.
Dje (5 korrik) lideri i Vetëvendosjes replikoi ashpër me kreun e Qeverisë Hashim Thaçi rreth privatizimit të KEK-ut për të cilin dhe është mbledhur konferenca e ditës së sotme.
Në të ikur, deputetet e Vetëvendosjes nuk e komentuan ngjarjen veçse thanë se në qeveri gjithmonë vjen “erë e keqe”./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Ilhami Gashi, zbatuesi i skemës së Adem Grabovcit
Në shumicën e paneleve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të kompanive publike, agjencive të…
By
Redaksia
6 Min Read
Tregtia Shqipëri-Kosovë, rënie të madhe (Video)
Shifrat zyrtare tregojnë për nivele të ulëta të shkëmbimeve tregtare me Kosovën, pavarësisht disa mbledhjeve…
By
Redaksia
2 Min Read
Privatizimi: Jo sot, por nesër
Ndërprerja e përkohshme e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, do të ishte ideale për…
By
Redaksia
4 Min Read
“BASHKOHU” KUNDËRSHTON RRËNIMIN E XHAMISË
Lëvizja “ Bashkohu “ me anë të një reagimi ka kundërshtuar r vendimin për rrënimin…
By
Redaksia
2 Min Read
BIK- përgenjështron lajmin për suspendimin e Hoxhës së nderuar Irfan Salihu
Në edicionin e rregullt të lajmeve të orës 13:15, sot (06.06.2013, e enjte) u plasua…
By
Redaksia
1 Min Read
Beqiri: Qeveria po kërkon ndarje të bashkëfajësisë
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket bisedimeve politike me Serbinë…
By
Redaksia
1 Min Read
