Policia i kërkon takim Lëvizjes Vetëvendosje

0
184

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u dakorduar rreth protestës së mërkurës.

 
 
 

Maxhuni, e ka bërë të ditur këtë informacion përderisa ka qenë duke raportuar në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet të cilat do të ndërmerren në protestën e së mërkurës. 

Maxhuni, bashkë me ministrin Hyseni, janë ballafaquar me një sërë pyetjesh për zhvillimet e fundit në Kosovë. 

Gjatë këtij takimi të komisionit është vlerësuar se gjatë protestës së kaluar të së martës, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mbështetur nga partitë tjera opozitare. 

U vlerësua se gjatë kësaj proteste ka pasur tejkalim të autorizimeve policore, por që ende nuk kanë ndonjë raport përfundimtar. 

Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni tha se konkretizimi i raportit kërkon kohë të gjatë