Djaloshi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u kthye në personin më të urryer për shkak se rriti çmimin e një ilaçi të rëndësishëm nga 13.5 në 750 dollarë, është arrestuar për shkelje fiskale të kryera përmes një firme të themeluar prej tij.
Lajmin për arrestimin e 32-vjeçarit Martin Shkreli, i cili në shtator u kthye në simbolin e lakmisë, bëhet i ditur nga agjencia “Bloomberg”. Megjithatë, çështja federale e hapur në ngarkim të tij nuk ka të bëjë me çmimin e ilaçit.
Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.
Shkreli është dëbuar nga kompania në fjalë, ku ishte shef ekzekutiv dhe është paditur nga bordi i saj. Prokurorët federalë e akuzojnë 32-vjeçarin se është përfshirë në një lojë ilegale pasi fondi i tij bazë i kompanisë MSMB Capital Management, humbi miliona dollarë.
Ai dyshohet se ka kryer pagesa sekrete dhe se ka realizuar një sërë skemash mashtrimi.
Djali i dy emigrantëve, shqiptar dhe kroat, që punonin si pastrues dhe që e rritën atë në lagjen e Bruklinit në Nju Jork, përbën njëkohësisht mishërimin dhe njollosjen e ëndrrës amerikane.
Në moshë edhe më të re, ai tregonte premisa të jashtëzakonshme. Pasi braktisi një shkollë të mesme elitë në Manhatan, ai nisi pushtimin e Wall Street para se të mbushte 20 vjeç.
Emri i tij pushtoi planet dhe faqet e para të mediave pasi rriti me mbi 55 herë çmimin e Daraprimit, ilaçi më i preferuar për trajtimin e “gjendjes parazite”, e njohur si toksoplazmë, që mund të jetë vdekjeprurëse për bebet ende të palindura, për pacientët me sistem imunitar të cënueshëm, për ata me HIV dhe kancer.
Kompania e tij, “Turing Pharmaceuticals AG”, e bleu ilaçin e futi atë në një sistem të ngushtë shpërndarjeje dhe rriti çmimin në stratosferë.
You Might also Like
Nedelkovski kërcënon me jetë gazetaren Jadranka Kostova
Gazetari racist maqedonas Milenko Nedelkovski kësaj herë e ka kapërcyer vijën e kuqe, si edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Rusia: Të enjten, për 8 orë do të ndalen sulmet në Alepo
Për tetë orë, gjatë ditës së enjte, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin…
By
Redaksia
1 Min Read
Rreshta të gjatë para Ambasadës gjermane në Prishtinë, terminet kryesisht të shitura (Video)
Rreshtat e gjatë para Ambasadës gjermane në Prishtinë, po presin për të marrë vizat Schengen.…
By
Redaksia
2 Min Read
Sa janë të vjetra Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë nga Britania më 4 korrik 1776. Çdo 4…
By
Redaksia
3 Min Read
Në mars fillon ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se edhe këtë vit do të ketë investime në…
By
Redaksia
1 Min Read
Australianët bllokuan protestën anti-Islame në Melbourne
Grupi i cili do të tubohej me një protestë Anti-islame në Melbourne të Australisë, u…
By
Redaksia
4 Min Read
