Institucionet e Kosovës, përveç performancës së dobët në të gjitha aspektet dhe dështimit për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Ata nuk po vazhdojnë me abuzimin e taksave që i kanë mbledhur nga ky popull i varfër. Ata edhe me këto taksa po organizojnë ndeja marramendëse për festat e fundvitit. A thua ngritja e TVSH-së dhe rritja e përqindjes së mbledhjes së taksave u bë për të lehtësuar jetën e qytetarëve apo për t’i shfryer edhe më tej epshet e tyre prej sharlatanësh në “birra, vere të kuqe dhe të bardhë si dhe vodka, smirnof, gjin, stock, raki rrushi dhe desert”, sic shkruante në njoftimin për kontratë të një prej institucioneve publike.
Zyra e Presidentes së Kosovës ka organizuar një ndejë fundviti me udhëheqës institucionesh, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Në takim po marrin pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nisin ndejat e fundvitit për Institucionet
Agjencia Kosovare e Privatizimit përveç që sot është bërë me bord të ri, punëtorët e saj do t`i gëzohen edhe organizimit të festës së fundivitit.
Ky institucion ka bërë publik sot kontratën me detajet e organizimit të ndejës se fundvitit, e cila do të mbahet në “Hotel Internacional” dhe do të kushtoj 7 mijë euro.
Në ndejës e AKP-së do të marrin pjesë 250 persona, e në sallën ku do të rehatohen do të përfshihet edhe zërimin dhe muzikën sipas kontratës, njofton Gazeta Fjala.
“Ofrimi i ushqimit deri 250(dyqind e pesëdhjetë) persona përfshirë: kikirikë dhe leblebi, paragjellë e ftohte, pjata kryesore, file vici (ramstek), pjekje viçi dhe file pule me perime dhe patate të fërguara, pijet pa kufi, ujë natyral dhe mineral, lëngje te ndryshme, pije me gas, birra, vere të kuqe dhe të bardhë si dhe vodka, smirnof, gjin, stock, raki rrushi dhe desert”, shkruan në njoftimin për kontratë.
Përveç AKP-së edhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bërë publike njoftimin lidhur me organizimin për vitin e ri.
Kjo ndejë do të organizohet në Hotel Victory dhe vlera e përgjithshme e kontratës do të jetë 1 mijë e 490 euro.