Vetura e gruas në foto u ndal dhe ajo hyri në një restorant pronari i të cilit ishte musliman. Pronari i tha: “Do ta paguaj benzinën nëse mi dhurosh dhjetë minuta nga koha juaj”, me çka ajo u pajtua.
Filloi t’i flas rreth Islamit, ndërsa ajo i tha se po kalon në një periudhë shumë të rëndë sa që kishte menduar edhe për vetëvrasje, mirëpo nuk kishte mundur ta bëj nga frika e Zotit.
Duke i treguar hallet e saja pronari filloi të qaj kur i tregoi se ish i dashuri e kishte ëndërruar sikur ka veshur hixhabin dhe që atëherë ka filluar të interesohet për fenë. Ajo i tha se është në kërkim të qetësisë dhe rehatisë, dhe kjo sigurisht është një shenjë nga Zoti. Kur pronari i restorantit e ftoi të pranoj islamin, ajo duke qarë i tha fjalët me të cilat hynë në islam.
Pronari i restorantit ia tregoi edhe xhaminë lokale dhe i tha që nesër të vijë të njoftohet me xhematin. Të nesërmen erdhi në xhami e veshur me hixhab dhe në mënyrë publike tha shehadetin.
Erdhi të kërkoj para për benzinë ndërsa Allahu ia dha Islamin!!!
Burimi: Islambosna (FB)
Përshtati: Islampress