OSBE thirrje Rusisë për “Krimenë”

Eller në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se Federata Ruse më 18 mars 2014 ka aneksuar gadishullin e Krimesë dhe se kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar

 

VJENË (AA) – Përfaqësuesi Special i Presidencës gjermane i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Gernot Erler duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Minskut ka pohuar se: “Ftoj Rusinë të përmbushë përgjegjësitë kryesisht ato të rëna dakord dhe të tregojë respekt ndaj ligjit ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Eller në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se Federata Ruse më 18 mars 2014 ka aneksuar gadishullin e Krimesë dhe se kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Duke vënë në dukje se sipas ligjit ndërkombëtar Krimeja është një pjesë e Ukrainës Erler ka theksuar se: “Aneksimi dy vite më parë i Krimesë së sotme nga Rusia është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, me parimet e OSBE-së dhe kryesisht është në kundërshtim me parimin e sovranitetit të shteteve dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtar”.

Artikulli paraprakGjendet kutia e zezë nga avioni i kompanisë FlyDubai
Artikulli vijuesObama uron për arrestimin e të dyshuarit për sulmet në Paris