Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) së shpejti do të procedojë në Gjykatën për Kundërvajtje rastin e drejtorit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Ejup Qerimi, pasi sipas AKK-së, ai gjendet në konflikt të interesit, duke mbajtur dy poste publike, atë të drejtorit ekzekutiv të PTK-së dhe të anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Trustit Pensional të Kosovës.Sipas njoftimit, qysh në fillim të hapjes së këtij rasti, Qerimi ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Agjencinë për ta zgjidhur situatën e konfliktit të interesit, por përkundër paralajmërimit të AKK-së dhe afatit të dhënë për të heq dorë nga njëri funksion, ai edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë njëkohësisht dy funksionet e lartë përmendura.
“Sipas ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (nr.04/L-051, neni 16 pika 1), pozitat e tilla i konsideron të papajtueshme dhe paraqesin konflikt interesi”, thuhet në kumtesë.koha/kohaislame
You Might also Like
EULEX nuk lejon vizitën e Vulinit në veri
EULEX-i nuk e ka lejuar ardhjen në pjesën veriore të Kosovës, të drejtorit të Zyrës…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxha i cili ka 200.000 llajka në Facebook
Nuk është këngëtar e as politikan. Është një imam nga Mitrovica, që në rrjetin social…
By
Redaksia
1 Min Read
Reagon ashpër Jakup Krasniqi:O njerëz territori nuk falet as me referendum
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë së as me…
By
Redaksia
2 Min Read
Universiteti Sheffield ofron 55 bursa për studentët nga Kosova
Universiteti i Sheffield, një universitet britanik i cilin ndodhet në Angli, renditet brenda "Top 100…
By
Redaksia
2 Min Read
40 ish- Pjesëtarë të UÇK-së ende kërkohen nga Serbia
Pas ndalimit të shkurtër të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raportet e medias sugjerojnë se edhe për…
By
Redaksia
5 Min Read
Sulmohet me granatë shtëpia e një shqiptari
Rasti është paraqitur në policisë rreth orës 14:00, kurse granata e pashpërthyer është larguar nga…
By
Redaksia
2 Min Read
