EULEX nuk lejon vizitën e Vulinit në veri

EULEX-i nuk e ka lejuar ardhjen në pjesën veriore të Kosovës, të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Sipas EULEX-it, vizita e Vulinit ka qenë e planifikuar për sot. Ai është dashur te takohet me përfaqësuesit ilegalë të serbëve në selinë e Zyrës për Kosovën, në pjesën veriore të Mitrovicës.

I ashtuquajturi kryetar i Këshillit Nacional serb për veriun e Kosovës, Milan Ivanovic, e ka akuzuar sot EULEX-in se nuk po sillet neutral ndaj statusit dhe se e ka shkelur Rezolutën 1244 duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë Vulinit. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakTë sëmurit nga kanceri paguajnë shumë për mjekim
Artikulli vijuesHotmail më popullor se Gmail në Evropë