Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick ka theksuar sot se SHBA-ja nuk po kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës. Sipas saj, është qenësore që qeveria e ardhshme sa më shpejtë ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, të zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të nis të zgjidh çështjet e hapura me të gjithë fqinjët.Ambasadorja e SHBA-së, Mary Warlick ka thënë se qëllimi është normalizimi i raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Sapo të formohet qeveria shpresoj se së shpejti do ta vazhdojë dialogun, do t’i zbatojë krejt që është dakorduar dhe do të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën”, ka deklaruar ajo.
Kur është fjala për vizitën e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Philip Gordon në Beograd, ambasadorja Worlik ka thënë se ai po qëndron këtu në kuadër të vizitës së gjer të rajonit.
Kjo vizitë, sipas fjalëve të saj, ka qenë rast i shkëlqyeshëm për takime me një numër të madh të zyrtarëve të cilëve Gordon ua ka përcjellë përcaktimin e Qeverisë së SHBA-së për bashkëpunim me Serbinë.
Gjithashtu, siç ka theksuar ajo, temë e bisedimeve ka qenë edhe formimi i qeverisë së re.
“Formim i qeverisë është çështje e qytetarëve të Serbisë dhe i përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, por shpresojmë se ajo do t’i jetë besnike të ardhmes evropiane të vendit dhe do të vazhdojë t’i avancojë raportet me fqinjët, zgjidhjen e çështjes së Kosovës, luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit”, ka rekomanduar ajo, transmeton RTK.
Warlick ka nënvizuar se është në interesin e SHBA-së, BE-së dhe Serbisë që të zgjidhen raportet me fqinjët, sepse raportet e mira fqinjësore janë një nga kriteret kryesor të anëtarësim në BE.
Ambasadorja ka vlerësuar se është bërë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por ka edhe shumë punë drejtë qëllimit të normalizimit. Ambasadorja Warlick sot ka marrë pjesë në bisedimet që ka zhvilluar nënsekretari Gordon me zyrtarët më të lartë të Serbisë.kohaislame
You Might also Like
Hakmarrja e Natalisë, do të rrëfejë gjithçka që di
E dyshuara për zhdukjen e 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrike të kosovarëve, Natali Velija,…
By
Redaksia
4 Min Read
Sheikët synojnë Brezovicën
“Qeveria dhe Komuna e Shtërpcës kanë marrë vendim që mos të bëhet asnjë ndërtim në…
By
Redaksia
1 Min Read
Shembje masive në autostradën e Kombit
Autostrada milionëshe e ndërtuar nga dy qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë po…
By
Redaksia
1 Min Read
Besiana F. Xharra e kërcnon Mulla Osmanin – Hoxha i publikon mesazhet e saja
Gazetarja Besiana F. Xharra ka kërcnuar Mulla Osman Musliun nëpërmjet mesazheve, ku ky i fundit…
By
Redaksia
2 Min Read
Jep dorëheqje drejtori i burgjeve të Kosovës
Sokol Zogaj nga sot nuk është më drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Zogaj ka…
By
Redaksia
0 Min Read
Walker: Thaçit i ka kaluar koha (Video)
Miku i Kosovës William Walker nuk është admirues i tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.…
By
Redaksia
2 Min Read
