Reshjet e borës sidomos në pjesën perëndimore të vendit, shkaktoi edhe probleme në trafikun rrugor.
Këtë e dëshmon edhe fotografia të cilën redaksisë së Zhurnal-it ia dërgoi një lexues i ynë i rregullt.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë dhe ka shkaktuar ndërprerje të komunikacionit, ndërsa policia akoma nuk ka dalë me kumtesë zyrtare.
Urojmë që në këtë aksident trafiku të mos ketë të lënduar.
Rikujtojmë se në Maqedoni, obligim ligjor për pajisje dimërore fillon më 15 nëntor, ndërsa përfundon më 15 mars, e që nënkupton që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri si dhe të mbajnë zinxhirë.