Vidhet një taksist në Shkup

Një person i panjohur sot e ka vjedhur një taksist  në Shkup ku i ka vjedhur 3.000 denar, transmeton zhurnal.mk

Ashtu si informoi MPB, K.Gj(39) në orën pesë të mëngjesit ka lajmëruar në polici se një person i panjohur ka kërkuar shërbimin taksi nga QT “Kapitol” deri në lagjen Çair dhe kur kanë arritur në rrugën “159” ai me kërcënim me pistoletë ia ka vjedhur rreth 3.000 denar pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Artikulli paraprakFOTO LAJM: Bora shkakton probleme në autostradën Gostivar – Tetovë
Artikulli vijuesTetova edhe pa Jugohromin me ajër të ndotur