Kjo është fotoja e parë e njeriut më të kërkuar në botë, El Chapo Guzman, pas rikthimit në qeli.
Trafikanti meksikan u arratis nga burgu i sigurisë së lartë Altiplano në korrik të vitit të shkuar.
Megjithatë ai u arrestua sërish dhe tani është rikthyer në të njëjtin burg.
Drejtuesit e burgut premtojnë se këtë herë nuk do ketë asnjë shans për arratisje.
Në korrik ai u arratis përmes një tuneli gati dy kilometra të gjatë.