Sulm vdekjeprurës në Bengazi të Libisë

Së paku 11 ushtarë janë vrarë në një sulm në qytetin Bengazi të Libisë.

Sulmuesi ka shpërthyer një makinë të mbushur me eksplozivë pranë selisë së Batalionit të Këmbësorisë 210, në perëndim të qytetit, tha zëdhënësi i ushtrisë, Mohammed al-Azumi.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por ueb-faqja e pavarur e lajmeve në Libi, Al Wasat, ka fajësuar militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Shteti Islamik dhe disa grupe militante operojnë në Libi, duke përfituar nga kaosi që ka pasuar rënien e diktatorit Muammar Gaddafi, në vitin 2011.

Artikulli paraprakSi të humbni peshë duke përdorur ujin e xhenxhefilit?
Artikulli vijuesSë paku 20 veteran të luftës të SHBA-së bëjnë vetëvrasje për çdo ditë