Halepi në Siri shndërrohet në qytetin e gërmadhave

Koordinatori i organizatës humanitare Hayrat që ndihmon popullin sirian, Muhammed Ubeid Kosker, ka folur për Anadolu Agency rreth shtëpive, shkollave, objekteve të biznesit dhe spitaleve të shkatërruara të Halepit.

Siç thekson Kosker, pas pesë viteve të luftimeve të pandërprera në Siri kanë filluar të zhduken gjurmët e jetës në Halep, një ndër qytetet më të mëdha në Siri.

“Në Halep kanë jetuar afërsisht gjashtë milionë njerëz të cilët braktisin shtëpitë e tyre nga shkaku i luftës.Tani në Halep jetojnë rreth 200 mijë njerëz. Duke mos dashur të jenë cak i sulmeve ata shkojnë në vendet fqinje” tha Kosker, ndërkohë që ai shfaq rehet shqetësimin e madh nga kjo situatë.

Kosker sqaroi se para luftës, Halepi ka qenë nyja e tregtisë siriane, ndërsa tani është qytet i gërmadhave, ndërkohë që ka të tillë të cilët përskaj të gjitha vështirësive nuk e braktisin qytetin mijëvjeçar.

“Në secilën rrugë kemi hasur në shtëpi, shkolla, objekte afariste dhe spitale të shkatërruara. Familjet siriane të cilat kanë vendosur të qëndrojnë nuk dalin në rrugë. Njerëzit përballen me probleme shëndetësore, me problem të furnizimit me rrymë dhe ngrohje, ndërsa ka mungesë të njerëzve të cilët do të duheshin të kujdeseshin për ta” – tha Kosker. Ai ka shtuar se mbijetesa e këtyre njerëzve bëhet nga ndihmat humanitare të cilën do të vazhdojnë ta marrin nga organizata e tij.

Artikulli paraprakFilm serial – Jeta e Ahmed ibn Hanbelit
Artikulli vijuesTrump: Hillary Clinton dhe Barack Obama krijuan ISIS-in