Libia pritet që ta njohë pavarësinë e Kosovës pak muaj pas formimit të qeverisë së re në këtë shtet. E kjo do të bëhet brenda tre muajve të ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar për RTK-në një delegacion i deputetëve libianë, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë.
“Libia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës në periudhën prej tre deri në gjashtë muaj, pas formimit të organeve ekzekutive. Për këtë çështje kemi biseduar me kryeministrin dhe këshillin kombëtar të tranzicionit libian. Opinioni publik është me Kosovën dhe njohja është vetëm çështje kohe”, tha Khaled Saad Alfallah, anëtar i delegacionit libian.
Delegacioni libian po qëndron në Kosovë për të marrë njohuri nga tranzicioni i vendit tonë në konstituimin e qeverisë së tyre.
“Jemi këtu që ta trajnojmë një grup të ish-luftëtarëve, në mënyrë që ata të marrim përvojat e Kosovës, të periudhës së pasluftës, drejt ndërtimit të shtetit të ri, për të ndërtuar një forcë të re të sigurisë”, theksoi Aeiman Bakeer, anëtar i delegacionit libian.
Kjo është hera e dytë që me ftesë të Ministrisë së Jashtme, Kosova vizitohet nga delegacione të ndryshme të Libisë. Tranzicioni nga regjimi autoritar dhe represiv në sistem demokratik në Kosovë është model shumë i mirë për shumë vende të botës.
Sipas këshilltarit politik në Ministrinë e Jashtme, Artan Behrami, ky është një përafrim me autoritetet libiane, nga të cilat pritet njohja e shpejtë. Kosova ka qenë ndër vendet e para në Ballkan që e ka njohur opozitën libiane dhe aspiratën e tyre për liri./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Nikoliqit i ndalohet hyrja në Kosovë, EULEX-i s'ka çka bon!
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nuk do të shkoj për Krishtlindjet Ortodokse…
By
2 Min Read
Haradinaj: Ndryshimi i Ligjit për Lirinë Fetare i nevojshëm për anëtarësim në UNESCO
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në vazhdimin e seancës plenare ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin…
By
1 Min Read
Thaçi: Mund të ketë zgjerim, jo koalicion të ri
Para nisjes së bisedimeve politike me Serbinë, Kosova do të ketë nevojë për një unitet…
By
9 Min Read
Rigjykim për aktivistët e VV-së
Pak orë pasi Gjykata e Apelit njoftoi se ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj 3…
By
2 Min Read
VV: Refuzojeni PDK-në
Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje, u kanë bërë thirrje partive opozitare që të mos bëhen pjesë…
By
1 Min Read
Halil Matoshi “Sot ndihem Muslimanë”
Halil Matoshi "Sot ndihem Muslimanë" Në një shkrim me titullin "Kunder padrejtesise!" analisti Halil Matoshi…
By
1 Min Read
