Partia anti-imigracion bëhet forca e tretë në Gjermani!?

Partia kritike ndaj imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AFD), është bërë partia e tretë më e fortë në vend, duke qëndruar pas partive të koalicionit qeverisës së kancelares Angela Merkel, gjithnjë sipas kompanisë së analizimit të tregut, “TNS Emnid”.

AFD kishte mbështetjen e 10 për qind të votuesve të mundshëm gjermanë, duke u rritur me një për qind nga java e kaluar, e duke e bërë atë partinë e tretë më të fortë në vend, sipas sondazhit javor “Sonntagstrend” që është kryer nga e përditshmja gjermane “Bild am Sonntag”.

Unioni Kristiandemokrat (CDU), së bashku me të partinë bavareze simotër Unioni Kristian Social (CSU), që zakonisht operojnë si një njësi e vetme në qeverinë federale, kanë rënë me dy pikë përqindje në 36 për qind, ndërsa Partia Socialdemokratike (SPD) fitoi një pikë përqindje duke arritur 25 për qind.

Ekspertët shprehen se AFD-ja është duke përfituar nga skepticizmi në rritje në lidhje me migrimin në Gjermani, një vend që e vitin e kaluar priti 1,1 milion emigrantë, kryesisht njerëzve që i largohen konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Artikulli paraprakBOTA 50 të vdekur dhe mijëra të bllokuar si pasojë e të ftohtit
Artikulli vijuesTurqi: Imami flenë në xhami që xhemati mos ngelet pa ezan