I ftohti ekstrem ka përfshirë lindjen e Azisë, duke varë 85 persona në Tajvan dhe bllokuar 60 mijë turistë në Korenë e Jugut.
Mediat tajvaneze raportojnë se shkak i vdekjeve masive është hipotermia dhe ataku kardiak pas renies drastike të temperaturave gjatë fundjavës.
Shumica e viktimave, 66 vdekje, u shënuan në zonat veriore si Taipei dhe Taoyuan teksa mosha e tyre ishte relativsiht e moshuar. Kurse 16 viktima të tjera u raportuan në qytetin jugor të Kaohsiung.
Ndërkohë qarkullimi i automjeteve dhe fluturimet janë në kaos. Shumë rrugë janë të bllokuara nga dëbora e madhe dhe mbi 500 fluturime në Korenë e Jugut janë anulaur. Por temeperatuarat e acarta kanë përfshirë gjithashtu edhe Hong Kong, Kinë Jugore dhe Japoninë.
Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët, veçanërisht të moshuarit, të qëndrojmë në të ngrohtë, të shmangin daljen jashtë dhe në rast nevojash duhet të vishen sa më përshtatshëm për të përballuar të ftohtin.
Në Hong Kong termomemtri shënoi 3 gradë celsius, temperatuara më e ulët e shënuar në 60 vitet e fundit. Okinaua, ishull i njohur japonez, u mbulua për herë të parë nga debora. Stuhitë kanë goditur një pjesën më të madhe të Japonisë, duke bërë që të anulohen më shumë se 600 fluturime të brendshme në të gjithë vendin. Të paktën pesë njerëz kanë vdekur deri tani dhe më shumë se 100 janë plagosur në Japoni. Temperaturat kanë rënë në disa pjesë të Azisë Jug-Lindore, përfshirë Vietnamin dhe Tajlandën.