Gaza – Të paktën 10 të vdekur nga bombardimet izraelite

Bombardimet izraelite kanë shkaktuar të paktën 10 të vdekur, prej të cilëve një fëmijë pesë vjeç, sot në mëngjes në Rripin e Gazës, në ditën e gjashtë të ofensivës izraelite kundër grupeve të armatosura palestineze, sipas burimeve mjekësore palestineze.

Katër persona duke përfshirë dhe një fëmijë pesë vjec dhe dy gra të moshës 20 dhe 23 vjeçe, u vranë nga një sulm në lagjen Zeitun, në qytetin e Gazës.

Tre palestinezë nga e njëjta familje kanë humbur jetën pas një goditjeje në makinën në të cilën ndodheshin në Deir al-Balah, në qendër të territorit palestinez.

”Një fermer 50 vjeç u gjet i vdekur në qytetin Beit Lahiya, në veri të territorit palestinez”, sipas burimeve mjekësore.

Ndërkohë që dhe dy fermerë të tjerë u vranë pas një sulmi në Qarara, në lindje të Khan Younès, në jug të Rripit të Gazës. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakDjali i ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon: Do ta rrafshojmë Gazën me tokë!
Artikulli vijuesObama arrin në Birmani