Me urdhër të udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, është ekzekutuar një prej figurave kryesore në ketë vend. Bëhet fjalë për Shefin e Shtabit të ushtrisë, gjeneralin Ri Yong Gil, viktima e radhës e një serie spastrimesh mes zyrtarëve të nivelit të lartë.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia Koreano-Jugore e lajmeve “Yonhap”, sipas të cilës gjenerali është ekzekutuar këtë muaj me akuzën e korrupsionit.
Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut nuk e kanë komentuar lajmin, ndërsa Koreja e Veriut rrallë njofton publikisht ekzekutime të tilla.
Në vitin 2013 u ekzekutua po për korrupsion xhaxhai i Kim Jong Un, që konsiderohej figura e dytë me e rëndësishme në vend.
Lajmi i ekzekutimit të shefit të shtabit të ushtrisë vjen në një kohë kur tensionet mes Phenianit, fqinjëve të tij dhe ndërkombëtarëve janë shtuar, pas informacioneve për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi të dielën e kaluar, e që pasoi një tjetër provë bërthamore të vendit.
You Might also Like
Protestuesit rikthehen përpara selisë së VMRO-DPMNE-së
Qytetarët e pakënaqur në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov për amnistimin e politikanëve që…
By
2 Min Read
Emiratet Arabe ofrojnë 1 mln dollarë nëse krijoni automjetin ajror pa pilot
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë 1 milion dollarë për fituesin që do të…
By
2 Min Read
Frikë e ankth në Italinë e veriut, 5 mijë të pastrehë
Për të tretën natë me radhë, banorët e zonës së Emilia Romanjës në Itali e…
By
2 Min Read
Arabia Saudite edhe më tej ul çmimin e naftës
Rënja e çmimit të naftës pas vendimit të Arabisë Saudite për të mbrojtur pjesën e…
By
3 Min Read
Tmerr në Sierra Leona: Fëmijët humbën prindërit, po vdesin urie, me seks paguajnë ushqimin…
Jetimët që mbijetuan nga sëmundja e Ebolës në Sierra Leone, detyrohen të jenë pjesë e…
By
3 Min Read
Shtatëmbëdhjetë vjet nga rënia e Agim Ramadanit
Sot bëhen 17 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë…
By
4 Min Read
