Luajtja me enigma (puzzle) gjatë moshës 2 deri në moshën 4 vjeqare mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive më të mira hapsinore, tregohet gjatë një studimi. Aftesitë hapsinore iu referohen aftësive për të menduar rreth objekteve në tri dimensione.
Studiuesit nga Universiteti i Çikagos shqyrtuan bashkëveprimin e 53 çifteve të fëmijëve dhe prindërve, dhe erdhën në përfundim, se fëmijët të cilët kanë luajtur me enigma në mes moshës 26 dhe 46 muaj treguan aftësi më të mira hapsinore kur ata ishin 54 muaj.
Hulumtuesit gjetën gjithashtu se: prindërit ambicioz ishin të prirë t’i inkurajonin fëmijët e tyre të luanin më shpesh me enigma; djemët luanin me enigma më të komplikuara se vajzat; dhe prindërit e djemve përdornin gjuhë më hapsinore gjatë lojës me enigma se pridërit e vajzave dhe ishin më të angazhuar gjatë lojës se prindërit e vajzave.
“Fëmijët të cilët luajtën me enigma përformuan më mirë se sa ata qe nuk luajtën, në detyrat që vlersonin aftësit e tyre për të transformuar dhe përthyer format” tha psikologia Susan Levine, një eksperte për zhvillim matematikor tek fëmijët e vegjël, në një deklaratë shtypi universitar.
Ajo vuri në dukje se ky lloj i aftësis është një parashikues i rëndësishëm për fëmiun në përzgjedhjen e karierës në të ardhmën, në zgjedhjen e shkencës, teknologjisë, apo matematikës.
“Studimi i mëtutjeshëm është i nevojshëm për të përcaktuar nëse loja me enigma dhe gjuha me konceptet hapsinore të cilën fëmijët e dëgjojnë janë shkaktarë që ndërlidhen me zhvillimin e aftësive hapsinore dhe për të shqyrtuar dallimin në mes vështërsive që hasin të dy gjinitë gjatë lojës si dhe bashkëveprimin e prindërve me ta” tha Levine.