E dini se nga e morrëm emrin “shqiptar”?

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII emëri i ri (Shqiptar), duket e fitoi luftën në shkallë kombëtare dhe e zëvendësoi të vjetrin plotësisht.

Johan Thunman, duke u mbështetur në dëshminë e një voskopojari, Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit shkroi më 1774 për emërin e vjetër (Arbëri, Arbër, Arbani, Arbën): “Populli vetë e përbuz këtë emër dhe nuk do të emërohet më me të”. Ç’ngjau, pse e përbuzi populli ynë emërin e vjetër në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe adoptoi një emër tjetër të ri pa histori?

Në shek. XVIII ngjau një kthesë e madhe në Shqipëri. Shumica e popullit tonë për arsye të ndryshme e la Krishterimin dhe kaloi ne myslimanizëm. Emëri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij.

Emëri i ri SHQIPTAR që u adoptua si emër kombëtar bazohej në gjuhën, në një nga elementet kryesore të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur si emër kombëtar nga myslimanët e parë shqiptar që në shek. XVI, po këta mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia impononin dot.

Roald Hysa

Artikulli paraprakGjuha shqipe tashmë po mësohet edhe në Ankara të Turqisë
Artikulli vijuesFshati i vjetër gjashtë shekullor shqiptarë në mes të Turqisë