U kthyen nga Haxhi, presin e përcjellin mysafirë (VIDEO)

0
499

Nga afër e panë vendin e shenjtë 860 kosovarë. E me t’u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafir.

Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit më të rëndësishëm të jetës së tij.

E derisa ky qëndroi në vendet e shenjta nuk harroi familjarët e miqtë e tij, madje në haxh, Ramiz Sopjani u lut edhe për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit.

Ashtu siç e do zakoni asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u dhurohen edhe dhurata simbolike si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite.