Bashkia Fetare Islame e vlerëson si provokim për besimtarët mysliman vendosjen e Kryqit në Butel. BFI-ja vlerëson se akti i tillë mund të nxisë tensione ndëretnike andaj edhe i bënë thirrje autoriteteve qeveritare por edhe atyre ndërkombëtare që të ndërhyjnë për shfuqizimin e vendimit të komunës së Butelit në të cilën sipas BFI-së gjysma e banorëve janë të besimit islam.
“Me qëllim që të mënjanojmë tensionimet e krijuara pa nevojë nga ky provokim i dikujt që nuk e dëshiron të mirën e këtij vendi, e që simbolet fetare po i keqpërdorë për të destabilizuar marrëdhëniet ndërfetare e ndërnacionale, apelojmë që urgjentisht të shfuqizohet vendimi për vendosjen e kryqit në Butel. Nëse dikush ka pasur për qëllim që me ndërtimin e kryqit të “revanshohet” për vendosjen e shqiponjës në komunën e Çairit, theksojmë se shqiponja është simbol kombëtar kurse kryqi është simbol fetar, andaj nuk paraqet “kundërpërgjigje” adekuate”, deklaruan nga Bashkësia Fetare Islame.
Vendosja e kryqit në Butel dhe shqiponjës në Çair është duke u bërë për pikë politike, vlerësojnë ndërkohë njohësit e çështjeve të ndëreticitetit. Ali Pajaziti, profesor universitar thotë se në këtë rast është thyer parimi i sekuralizimit. Ndërsa Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike vlerëson se pushteti me propagandë të këtillë mundohet të shpërqendrojë vëmendjen nga kriza aktuale politike.
“Vendosja e përmendoreve është një akt para fushatës si tek njëra ashtu edhe tek tjetra bashkësi etnike. Mendoj se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe provokuese pikërisht në këtë periudhë për të tërhequre vëmendjen nga gjërat kryesore që janë në këtë periudhë keqpërdorimi me zgjedhjet , anulimi i zgjedhje e kështu me radhë. Mendoj se populli Maqedonisë nuk do të bien pre e këtyre provokimeve dhe se mendoj se as Kryqi dhe as shqiponja nuk do të na nxjerrin nga ky dështim që ka rënë republika e Maqedonisë”, tha Vllado Dimovski, qendra për tolerancë ndëretnike.
“Në këtë rast është thyer parimi i sekularizmit dhe kjo bëhet si refleksion si kundër reagim ndaj një monumenti të vendosur nga shqiptarët, që është bërë disa kilometra më andej , Kjo bëhet edhe normalisht edhe për pikë politike sepse jemi në një faza parazgjedhore dhe këtë drejtim zhvillohet propaganda edhe në këtë drejtim zhvillohet propaganda dhe marketingu përmes një vije të Makiavelizmit pra gjithçka çka mund të sjellë pikë dhe pena politik është e lejuar dhe është legjitime ndërsa pasojat do ti kenë banorët që e asaj hapësire”, tha Ali Pajzati, profesor Universitar.
Pajaziti dhe Dimovski thonë se provokime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën andaj edhe besojnë se popullata nuk do të bie pre e mashtrimeve të tilla për qëllime politike.