Papa: Liria fetare është në rrezik

Papa Françesku ka thënë se komuniteti imigrant i Amerikës nuk duhet të dekurajohet nga vështirësitë, por të jetë i përgjegjshëm.

Papa ka mbajtur një fjalim për lirinë fetare dhe migracionin përpara 40,000 njerëzve në Filadelfia.

Ai ka thënë se imigrantët duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe të mos turpërohen kurrë nga traditat e tyre.

Papa ka thënë se amerikanët duhet të shmangin përsëritjen e gabimeve të kaluara dhe se njerëzit e të gjitha besimeve duhet të bëhen se bashku dhe të bëjnë thirrje për respektimin dhe dinjitetin e të tjerëve.

Papa po ashtu ka thënë se liria fetare është në rrezik.

“Është e domosdoshme që ndjekësit e feve të ndryshme t’iu bashkohen zërave që bëjnë thirrje për paqe, tolerancë dhe respektim të dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve”, ka thënë kreu i Selisë së Shenjtë, transmeton REL.

Filadelfia është ndalesa e tij e fundit në turneun gjashtëditor në Shtetet e Bashkuara.

Papa ka qëndruar edhe në Washington dhe New York.

Artikulli paraprakCilësia e arsimit në Kosovë nuk garanton të ardhme të sigurt për qytetarët
Artikulli vijuesPunët e mërzitshme të shtëpisë janë të shkëlqyeshme për shëndetin mental