Erdogan: Do hakmerremi ndaj Gjermanisë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdgoan, ka kërcënuar se Turqia do të hakmerret ndaj Gjermanisë, në rast se kjo e fundit nuk do të tërheqë rezolutën e miratuar në dhomën e ulët të Bundestagut, e cila njohu si gjenocid vrasjet e 1.5 milionë besimtarëve të krishterë armenë në vitin 1915 nga Perandoria Osmane.

Kreu i Shtetit nuk tha se në çfarë mënyrë do të vijë kundërpërgjigja e Turqisë, por theksoi se Gjermania duhet të tërhiqet nga veprime të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të marrëdhënieve mes palëve.

“Përpara së gjithash, më duhet të them se Gjermania duhet të tërhiqet nga kursi i saj i gabuar kundrejt Turqisë. Nëse nuk do të ketë një reagim mbi këtë çështje, ne sigurisht që të do rikonsiderojmë pozicionin tonë dhe mund t’iu them që do të ndryshojmë politikat tona.” Ishin fjalët e Erdogan.

Ende nuk dihet se cila mund të jetë kundërpërgjigja e Ankarasë zyrtare, por për t’u theksuar është fakti se palët janë mjaft të lidhura mes tyre e sidomos në sektorin ekonomik.

Turqia është vendi në të cilën Gjermania eksporton më së shumti, teksa gjatë vitit të shkuar ekspertët prekën shifrat e 13.4 miliardë dollarëve. Gjithashtu, në Gjermani jetojnë më shumë s e tre milionë persona me origjinë turke.

Artikulli paraprakNjë shkrim i Erdoganit në Bloomberg për Muhammed Aliun dhe disa pamje nga ceremonia fetare për ish-boksierin
Artikulli vijuesNamazin e xhumasë në Al-Aksa e falin mbi 100.000 besimtarë