Kampistët e BDI tek gurthemeli kryqit në Butel (FOTO)

Nën tingujt e muzikës, pranë zjarreve të ndezura, telefonat në duar, kjo është fotografia e kampistëve protestues të BDI-së, që prej mbrëmë po qëndrojnë në rreth- rrotullimin në hyrje të Butelit, aty ku është planifikuar ngritja e kryqit 52 metërsh.

Ata po qëndrojnë në turne dhe grupe, ku janë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të BDI-së. Pranë vendit të ngjarjes ka edhe prani policore, mirëpo gjithçka po zhvillohet pa incidente dhe probleme.

Untitled

Artikulli paraprakDo të publikohet inçizimi me sharjet ndaj profetit Muhamed
Artikulli vijuesJa cila do të ishte protesta më e sinqertë e BDI-së!