Në Gjevgjeli pati diskutim publik për refugjatët

Në suaza të projektit “Diskutime globale” sot në Gjevgjeli u mbajt një diskutim publik në temën “Refugjatët nuk janë vetëm numër” që e organizoi shoqata “Diversity media” ku panelit ishin profesoresha Lence Zdravkin dhe gazetarja Suzana Miceva, transmeton zhurnal.mk

Diskutimi ishte i hapur për publikun me qëllim, ashtu si theksuan organizatorët, që t`i jepet zë të gjithë atyre për ta shprehur mendimin e tyre për tema që janë të rëndësishme për tërë shoqërinë, pasi që qytetarët kanë mundësi të rralla që personalisht të marrin pjesë në tema aktuale me përfaqësuesit e opinionit intelektual, akademik dhe të ekspertëve në Maqedoni, dhe aq më pak kanë shans për t`u ndjerë se në atë mënyrë po kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve jetësore, transmeton zhurnal.mk
Burimi i lajmit: http://a1on.mk/wordpress/archives/564858
Artikulli paraprakPresidenti ‪Erdogan‬ mundëson që një qytetar të heqë dorë nga vetëvrasja (FOTO)
Artikulli vijuesQSA Kumanovë përfundoi me sukses për vitin 2015 projektin “Bukë dhe shpresë”