Shtëpia Fokus Kush po gënjen BDI-ja, apo Gjorgiev: S’është tërhequr vendimi për Kryqin

Kush po gënjen BDI-ja, apo Gjorgiev: S’është tërhequr vendimi për Kryqin

Qeveria maqedonase i ka quatur krejtësisht të pasakta dhe informacione jo të vërteta, pohimet se Qeveria e ka shfuqizuar vendimin për të aplikuar kryqin në Butel.

“Nuk është marrë një vendim i tillë dje, dhe nuk ishte mbledhje të përgjithshme. Në tërësi i mohojmë spekulimet e tilla”, eshte shprehur presa zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgiev.

Aktivistët e BDI-së mbrëmë rreth mesnate filluan ta largojnë kampin e vendosur në vendin ku komuna Butel planifikon të ndërtoj kryqin. Partia tha se ata janë tërhequr që të lejojnë krishterët ortodoksë nesër të vizitojnë varrezat, por do të vazhdojë për të zgjidhur problemin institucionalisht me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Artikulli paraprakAliu: Zoti, para se t’ua merr shpirtin spiunëve, ua zbulon fytyrën e vërtetë!
Artikulli vijuesZaev e përshëndet marrëveshjen për ndalimin e protestave të shqiptarëve në Butel